23 Shkurt, 2022

Pas problemeve me Mbretërinë Bashkuar, a do të jetë Princ Harry pjesë e memorialit të Princ Philip?


Pas problemeve të shumta që kanë pasur më Mbretërinë e Bashkuar, Princi Harry e ka ende të drejtën të udhëtojë në vendin e tij për memorialin e Princ Philip mes luftës me qeverinë për sigurinë e familjes së tij.Paraqitja e Dukës së Sussex në shërbimin përkujtimor për gjyshin e tij të dashur ka qenë e pavendosur ndërsa ai vazhdon të luftojë me qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar mbi përpjekjen e tij për të vendosur masa sigurie për të dhe familjen gjatë qëndrimit në atdheun e tij, kanë treguar burimet për Page Six.

Megjithatë, burimet na thanë se eventi i muajit të ardhshëm, ku do të marrin pjesë Mbretëresha Elizabeth II, babai i tij, Princi Charles dhe vëllai, Princi William, mes anëtarëve të tjerë të familjes mbretërore, do të mbulohet nga sigurimi i shtetit.

Precedenti në raste të tilla tregon se Harry do të jetë i mbrojtur nga siguria, kështu që burimet thanë se ka ende një shans që ai të fluturojë nga Kalifornia për memorialin.

Një vëzhgues mbretëror tha: “Shërbimi përkujtimor nuk ka asnjë ndikim në atë që Harry po debaton.”

Megjithatë, gjasat që gruaja e Harry-t, Meghan Markle, dhe fëmijët e tyre, Archie, 2 vjeç dhe Lilibet 8-muajshe, t’i bashkohen atij në eventin në Ëestminster Abbey më 29 mars besohet të jenë të pakta. Markle nuk është kthyer në Mbretërinë e Bashkuar që kur u larguan nga rolet e tyre të larta mbretërore në mars 2020.Mbretëresha , e cila aktualisht po lufton me COVID -in, ende nuk e ka takuar mbesën e saj Lilibet. Në të vërtetë, i vetmi anëtar i familjes që takoi vajzën e vogël deri më tani është kushërira e Harry-t, Princesha Eugenie, e cila fluturoi në Kaliforni për t’i vizituar ata në fillim të këtij muaji.

Javën e kaluar, ekipi ligjor i Harry-t theksoi se ai dëshiron të vizitojë miqtë dhe familjen e tij në mbretëri, por “nuk ndihet i sigurt”. Avokati i Harry-t i tha Gjykatës së Lartë në Londër të premten se ai dëshiron të sjellë familjen e tij për vizitë nga SHBA, por ata “nuk mund të kthehen në shtëpinë e tij” sepse është “shumë e rrezikshme”.

Avokati Shaheed Fatima QC tha se :”Ky pretendim ka të bëjë me faktin se paditësi nuk ndihet i sigurt kur është në MB duke pasur parasysh masat e sigurisë që u zbatuan ndaj tij në qershor 2021 dhe do të vazhdojnë të zbatohen ndaj tij nëse ai kthehet”.

“Dhe, sigurisht, nuk duhet lënë pa përmendur se ai dëshiron të kthehet, të shohë familjen dhe miqtë dhe të vazhdojë të mbështesë bamirësitë. Mbi të gjitha, kjo është dhe do të jetë gjithmonë shtëpia e tij.”-përfundoi ai.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al