28 Dhjetor, 2018

Pas përballjeve me një sërë problemesh shëndetësore, ndërron jetë aktori i famshëm


Ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare aktori i famshëm Frank Adonis, i cili u bë i njohur në filmin “Goodfellas” dhe dhjetëra filma të tjerë.

Bashkëshortja e aktorit, Denise ka thënë për TMZ se ai vdiq të mërkurën në Las Vegas dhe se prej disa vitesh po përballej me një sërë problemesh shëndetësore.

Ajo ka zbuluar se Frank vuante kryesisht nga veshkat dhe ishte me dializë. “Do të na mungojë. Ai ishte një baba fantastik dhe një burrë i mrekullueshëm. Ai ndihmoi të gjithë miqtë e tij. Shkrimtar i madh, regjisor dhe aktor. Ai ishte shoku im më i mirë”, u shpreh bashkëshortja e tij.

Ndërkohë 83-vjeçari njihet edhe për rolet e tij në “Casino”, “Ace Ventura: Pet Detective”, “True Romance” “Lieutenant Bad” etj. Ai ka dy fëmijë nga martesa me Denise dhe gjithashtu ka një vajzë nga një martesë e mëparshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al