20 Korrik, 2018

Pas ndarjes nga vajza e Jozefina Topallit, këngëtari i njohur bën deklaratën e papritur


Ka kaluar një vit që nga koha kur këngëtari Luiz Ejlli dhe vajza e ish-kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli, Megi, i dhanë fund lidhjes së tyre disavjeçare.

Fjalët se çifti është ndarë nisën nga fakti se ata kishin kohë që nuk shiheshin në shoqërinë e njëri-tjetrit. Gjithashtu kishin fshirë njëri-tjetrin nga rrjetet sociale.

Më pas lajmi i ndarjes u konfirmua edhe nga vetë këngëtari, teksa jepte intervista të ndryshme.

Por jeta e tyre private ende vazhdon të ketë interes e ditën e sotme vëmendjen e ka tërhequr një deklaratë e papritur nga ana e Luizit.

“Të gjesh një femër të sinqertë sot, është njëlloj sikur të gjesh Wifi në Gjirokastër pa password”, shkruan këngëtari në foton e publikuar në “Facebook”, por pa bërë të ditur se kujt i dedikohej ky status.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al