15 Qershor, 2021

Pas ndarjes nga Jennifer Lopez, edhe Alex Rodriguez “kthehet” tek ish-partnerja e tij (Foto)


Jo vetëm Jennifer Lopez, por edhe ish-partneri i saj, Alex Rodriguez, po rikthehet tek dashuria e vjetër!

alex rodriguez (3)

Alex ka postuar një koleksion fotografish me një nga dashuritë e tij të kaluara, pikërisht me ish-partneren, Cynthia Scurtis, shkruan “Daily Mail”.

alex rodriguez (1)

Rodriguez u tha fansave gjatë fundjavës se ai, Scurtis dhe kolegët e tyre, kishin përfunduar një sfidë 54-ditore të fitnesit.

alex rodriguez (2)

Shndërrimi i vërtetë ndodh në zemrën tënde dhe në shpirtin tënd!‘,- shkroi ai në një postim në rrjete sociale.

alex rodriguez (1)

Rodriguez përmblodhi përvojën e tij në Instagram këtë fundjavë ku shkruante:

Para këtij programi, po filloja të mendoja se po plakem. Tani e di se si jam në të vërtetë!”.

alex rodriguez (2)

Rodriguez, 45 vjeç, dhe Scurtis, 48 vjeç, kanë qenë të martuar nga viti 2002 deri në 2008 dhe kanë dy vajza, Natasha, 16 vjeç, dhe Ella 13 vjeç.

alex rodriguez (4)

Pavarësisht nga marrëdhënia e tyre miqësore që kanë tani, Scurtis në të kaluarën ngriti akuzat për pabesi, duke pretenduar se marrëdhënia e tyre ishte prishur në mënyrë të pakthyeshme, për shkak të marrëdhënieve jashtëmartesore të Alex-it.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al