20 Mars, 2018

Pas ndarjes nga i fejuari, këngëtarja e njohur i çon videon duke i djegur rrobat


Këngëtarja e hitit “Fancy”, Iggy Azalea ka qenë e shumë komentuar për ndarjen e saj nga Nick Young me të cilin u fejua në qershor të vitit 2015 dhe u nda 1 vit më pas kur basketbollisti u kap duke e tradhtuar.

E ftuar në “Watch What Happens Live with Andy Cohen”, Iggy tregoi se nga nervat ja ka djegur të gjitha rrobat Nickut dhe madje i ka çuar një video teksa i digjte.

 

“Ja dogja të gjitha. Fillova t’i hidhja sendet e tij në pishinën e shtëpisë dhe pastaj ndeza një zjarr dhe i dogja të gjitha rrobat e tij nga më të lirat tek ato më të shtrenjtat”, tregoi Iggy.

“I çova një video dhe i thashë ‘Hej po djeg plehrat e tua. Nuk e di ku je, mbase me ndonjë vajzë, shpresoj të kthehesh në shtëpi shpejt sepse unë po vazhdoj t’i djeg nga më të lirat tek më të shtrenjtat”, i kishte shkruar Iggy ish-të fejuarit.

PANORAMA PLUS

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al