8 Shkurt, 2023

Pas ndarjes me Devin Booker, Kendall Jenner mbulon gjoksin me duar ndez rrjetin me foto toplees nga pasqyra


Kendall Jenner ka befasuar fansat e saj me një video toplees.

View this post on Instagram

 

A post shared by Kendall (@kendalljenner)

Supermodelja 27-vjeçare  që së fundmi mahniti në një fushatë të ‘Proenza Schouler’ – postoi një koleksion fotografish e videosh në të brendshme. Videot ‘selfie’ të Jenner janë realizuar në dhomën e saj të gjumit dhe dukej sikur sapo ishte kthyer nga një shëtitje.

Me flokët e saj të valëzuara, Kendall mori vëmendje para pasqyrës, ndërsa në një pozë mbulonte gjoksin me duar. Trupi fenomenal i yllit të pasarelave bëri që të gjithë të reagojnë në pjesën për komente. Postimi i Kendall po ashtu bëri fansat të pyesin për ish të dashurin e Kendall, Devin Booker, 26 vjeç – duke ia vënë në mend se çfarë ka humbur.

“Si e ndërpreu Devin Booker këtë marrëdhënie?”, pyeti një ndjekës. Jenner u nda me yllin e NBA-së në tetor të vitit të kaluar për shkak të angazhimeve të tyre. “Të dy janë shumë të zënë në karrierat e tyre dhe kanë vendosur që kjo të jetë prioritet për ta”, tha një burim asokohe për revistën People.

Kendall Jenner and Devin Booker Quietly Break Up Again - E! Online

“Ata kanë shumë dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin dhe dëshirojnë vetëm më të mirën”, shtoi një tjetër. Burimi vazhdoi të shpjegonte se dyshja ‘planifikojnë të qëndrojnë në kontakt’ dhe se vendimi për ndarje ishte i ndërsjellë. 

Why Kendall Jenner and Devin Booker Secretly Broke Up Again

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al