29 Dhjetor, 2017

Pas martesës me avokatin 50-vjeçar, Adelina Tahiri nis muajin e mjaltit


Ditë më parë përmes disa fotove të publikuara në Instagram, këngëtarja Adelina deklaroi se mori propozimin e fejesës në Vjenë, duke treguar edhe unazën super të shtrenjtë.  Vetëm në më pak se një javë më vonë ajo postoi një fotografi tjetër ku thoshte se ishte martuar zyrtarisht, duke nënkuptuar kështu dasmën civile. Ajo u lidh në martesë me Serjoza Markov, avokatin më të pasur në Maqedoni, i cili njihet për lidhjet e tij me Nikola Gruevskin dhe partinë e tij VMRO-DPMNE.

Ndërsa dje Adelina Tahiri dhe tashmë bashkëshorti i saj, avokati maqedonas 50-vjeçar janë nisur për në muajin mjaltit. Çifti i ri kanë vendosur që këtë muaj ta kalojnë në Vienë të Austrisë, aty ku Adelina mori edhe propozimin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al