6 Korrik, 2018

Pas koncertit, reperi i famshëm përfundon në pranga


Reperi me famë botërore Chris Brown është bërë pjesë e një tjetër skandali natën e të enjtes. Mediat amerikane shkruajnë se pasi 29-vjeçari mbaroi koncertin në Florida, u arrestua nga policia në lidhje me një urdhër të jashtëzakonshëm nga një zonë fqinje.

Sipas TMZ-së nuk është e qartë se çfarë urdhër arresti ishte lëshuar për të, por ajo që dihet është se Brown u paraqit në rajonin e policisë. Gjithashtu bëhet e ditur se ai u lirua pasi pagoi një garanci monetare prej 2 000 dollarësh.

Ndërkohë kujtojmë se Chris ka kaluar edhe disa çështje ligjore famëkeqe, arrestimin e tij në 2009 në lidhje me rrahjen brutale ndaj ish-të dashurës së tij të atëhershme, Rihanna.

Reperi u arrestua gjithashtu në vitin 2013 në lidhje me sulmin e krimit në Uashington D.C dhe për sulm me armë në Los Anxheles në 2016.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al