17 Prill, 2022

Pas fejesës së Jennifer Lopez, ish-partneri saj shfaqet duke shijuar romancën e tij të re


Alex Rodriguez po dëshmon se Jennifer Lopez nuk është e vetmja që po ecën përpara. Ish-ylli i New York Yankees u pa duke u stërvitur me të dashurën e tij të përfolur Kathryne Padgett pas fejesës së JLO me Ben Affleck .

Ish-basketbollisti 46-vjeçar u fotografua duke bërë vrap me profesionisten e fitnesit në Miami të enjten. Në fotot e kapura nga paparazzi, ata u panë gjithashtu duke hipur në Porsche-në e tij të kuqe.

Të mërkurën, Alex dhe Kathryne u panë të ulur në tribunë gjatë ndeshjes së Minesota Timberwolves kundër Los Angeles Clippers.

Disa ditë më parë, Alex  ironizoi fejesën e ish-partneres së tij me Ben Affleck në “Sunday Night Baseball”. Ndërsa diskutonte ndeshjen Yankees kundër Red Sox, Michael tha me shaka: “Është një kohë e mrekullueshme, njerëzit po fejohen. Dua të them, është një kohë të lumtur në botë.”

Ndërsa nisi të qeshtë ai shtoi: “Lumturia dhe paqja botërore janë ato që ne po kërkojmë.”

J.Lo, ka njoftuar së fundmi se është fejuar me aktorin e njphur për herë të dytë me një klip të ëmbël që ajo ndau përmes rrjeteve sociale për fansat e saj. Gjatë videos artistja e cila nuk mundi t’i mbante lotët e saj, mund të shihej duke e parë me adhurim një unazë të mrekullueshme diamanti me ngjyrë të gjelbër. “Ti je perfekt,” tha ajo në një zë ndërsa muzikë romantike luhej në sfond.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al