19 Mars, 2018

Pas disa vitesh mungesë, rikthehet Julia Roberts


Aktorja e “Hollywood”-it Julia Roberts është rikthyer pas disa vitesh mungesë në kinematografi.

Bëhet e ditur se këtë herë aktorja do të vijë si protagoniste në një serial televiziv të realizuar nga “Amazon” në bashkëpunim me “Homecoming”.

Mediat e huaja shkruajnë se seriali ku protagoniste do të jetë aktorja e famshme do të ketë dy sezone, dhe çdo puntatë do të zgjasë rreth 30 minuta.

Gjithashtu thuhet se seriali i prodhuar nga “Universal Cable Productions”, ka në qendër të tij historinë e një asistenteje të një strukture sekrete të qeverisë dhe një ushtari që dëshiron t’i rikthehet jetës normale.

Seriali vjen nën regjinë e Sam Esmail, ndërsa sipas mediave xhirimet kanë nisur në Los Anxhelos.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al