9 Shkurt, 2023

Pas Deas edhe Tea mendon se Olta nuk u mërzit aq shumë për daljen e Amosit nga “BBV”: Ishte një qarje teatrale


Pas largimit të Amosit gjatë “Prime”-t të kaluar, Olta shpërtheu menjëherë në lot.

Mirëpo disa prej banorëve mendojnë se reagimi i aktores është dukur si një ‘shfaqje’.

Tea u shpreh se për Amosin ishte një çlirim që doli nga shtëpia pasi ai kishte kohë që nuk donte të rrinte më. Sipas saj nuk ishte aspak real momenti që Olta qau.

 

Pjesë nga biseda:

 

Tea: Ai përbuzte çdo situatë që krijohej këtu. Ishte shumë i mërzitur dhe donte të largohej. Ti arrite të mbaje veten për djalin, por qave aq shumë për Amosin.

 

Olta: Nuk ka lidhje qëndrimi Amosit me reagimin tim. Ai për mua ka qënë një përqafim i ngrohtë, jo mbështetje për lojë. Ti je duke folur me fjalët e Deas.

Të njëjtin mendim kishte dhe Dea e cila e pyeti aktoren, nëse vërtetë u mërzit aq shumë nga dalja e Amosit, pasi në shtëpi kanë ndodhur plot situata dhe ajo nuk ka reaguar asnjëherë në këtë mënyrë, duke qenë se gjithë kohën ka përmendur faktin që është grua e fortë.

Olta i tha se ishte e sigurt që do dilte Diola prandaj nuk e priste eliminimin e Amosit.

Më tej Dea tregoi dhe dyshimet e saj në lidhje me raportin e Oltës dhe Luizit. Ajo u shpreh se ata mund të jenë në një skuadër bashkë dhe po bëjnë lojë pasi aktorja ka filluar t’i flasë mirë këngëtarit.

Këtë gjë Olta e kundërshtoi menjëherë duke i thënë  se ishte duke i menduar gjërat gabim, sepse nëse ajo do ishte një skuadër me Luizin nuk do nominonte as Kiarën apo Efin.

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al