8 Janar, 2023

Pas daljes nga Big Brother Vip Kosova, Edoni bën deklaratën e fortë: Mendoj se nuk jam i vetmi banor nga komuniteti në shtëpi..


Banori Edon Shileku është larguar të premten nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova.

Sa doli nga shtëpia, Edoni ka dhënë një intervistë për emisionin “Prive”, ku ka folur për eksperiencën e tij brenda shtëpisë.

Ai u pyet nëse mendon se ishte i vetmi banor i komunitetit LGBT+ brenda shtëpisë së BBVK, duke befasuar me përgjigjen e tij.

“E mendoj. Nuk do kisha dashur të them emra se përderisa ata persona nuk janë të hapur, kush jamë unë që t’i qes ‘out’, por i kam dyshimet e mia”, ka rrëfyer aktori.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al