8 Shkurt, 2023

Pas daljes nga Big Brother Vip Kosova Atdheu befasohet nga Juliana, ja për çfarë bëhet fjalë


Atdhe Xheravina është eleminuar nga Big Brother VIP Kosova javën e kaluar. 

Ai ishte në nominime me Vivein dhe Dafinën  ku djali nga Gjakova rezultoi që është më së paku i votuar. Pasi ai është larguar nga shtëpia më e famshme në Kosovë, ka pranuar një befasi nga Juliana Nura, e cila i ka dërguar një letër romantike. Ai ndau me fansat disa mesazhe të vogla që kishte shkruar Nura.“E jotja Juli”, si dhe një puthje që kishte bërë teksa ka pasur buzët me buzëkuq.

Për këtë veprim ai e kishte vendosur emojin e princeshës duke ia dedikuar asaj. Kur ishte në Big Brother Vip Kosova Atdhe Xharavina i ka dhënë fund historisë së tij me Julin. Shkak është bërë sipas tij, raporti i saj me Noizyn. “I jap fund. Mendoj se historia e saj do të vazhdoj jashtë”, tha Atdheu në dhomën e rrëfimit. Ai tha se nuk është i ndikuar nga askush, aq me pak nga Stresi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al