8 Shkurt, 2023

Pas daljes nga Big Brother Vip Albania, Amosi reagon për herë të parë


Aktori Amos Zaharia ka bërë reagimin e tij të parë pas eliminimit nga “Big Brother Vip.”

Ish-banore e Big Brother VIP, zbulohet lidhja disa vjeçare e Amos Zaharia  me këngëtaren e njohur (FOTO LAJM) - Albeu.com

Ish-banori ka bërë një postim në profilin e tij në Instagram ku falenderon mbështetësit e tij dhe shprehet i lumtur që po i rikthehet “jetës.” Aktori ka kërkuar gjithashtu ndjesë për shakatë e tij, sipas tij të keqkuptuara, dhe për qëndrimet e tij ndaj banorëve të tjerë. “Shumë prej jush që më njohin e ma dine humorin më kanë kuptuar, të tjerë që nuk më njohin, e kanë keqkuptuar. Nëse dikush është ndjerë i fyer apo i prekur nga shakatë e mija, sjellja ime, qëndrimet e mija në raport me komunitetin brenda shtëpisë, kërkoj ndjesë! Ajo që ka rëndësi është të mbetemi njerëz dhe të mos humbasim qytetarinë dhe këtu perfshij edhe veten time mbi të gjithë”-shkruan mes të tjerash Amosi.

Amosi la shtëpinë e Big Brother Vip duke hequr dorë nga çmimi i madh. Prime e kaluar, Kristi dërgoi në nominim të gjithë banorët, përveç vetes së tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al