18 Gusht, 2022

Pas berberit, Fero ‘takon’ edhe familjen e tij. Reperi publikon videon me Arbenita Ismailin dhe vajzën e tyre


Dy ditë pasi u la i lirë nga paraburgimi, reperi Feronit Shabani (Fero), është bashkuar me familjen e tij, partneren Arbenita Ismajli dhe vajzën e tyre.

 

Fero pulbikoi në Instastory një video në ashensor, ku shihet me vajzën e tij Nina dhe modelen Arbenita Ismaljli.

Sakaq sapo fitoi “lirinë” personi i parë që takoi Fero ishte berberi i tij. Me anë të një “live” në Instgram, reperi u pa i relaksuar teksa berberi merrej me flokët e tij. Ai nuk zgjodhi të komentonte mbi rastin, gjatë kësaj dalje live.

Rikujtojmë se disa javë më parë reperi sulmoi një person në makinë në qytetin e Gjilanit. Në rrjetet sociale u publikuan menjëherë pamjet e dhunshme dhe më pas policia ndërhyri duke arrestuar reperin.

Ai u la i lirë dy ditë më parë. Në deklaratën e tij për “Telegrafi’ Avokati i reperit tregoi se me datë 16 gusht është pranuar aktvendimi nga Gjykata Themelore e Gjilanit, ku iu është ndërprerë masa për paraburgim, Feros.

Ndonëse kjo nuk do të thotë se çështja është e mbyllur, pasi avokati konfirmoi se janë në pritje të vendimit final.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al