5 Mars, 2020

Pas Arilena Arës, një tjetër shqiptar në Eurovizion, do përfaqësojë Zvicrën


Pas Arilena Arës, një tjetër shqiptar do të ngjitet në skenën e Eurovizion për të konkurruar për çmimin e parë.

Bëhet fjalë për Gjon’s Tears i cili po korr shumë sukses me zërin e tij. Shqiptari është përzgjedhur për të përfaqësuar Zvicrën në Eurovizion.

Ishte vetë Gjon Muharremi që konfirmoi lajmet me anë të postimeve në rrjetet sociale, pasi prej kohësh po përflitej emri i tij si i përzgjedhur.

“Thashethemet ndonjëherë janë të vërteta,”– shtoi ai në Instagram.

Ndërsa në një video u shpreh: “Ju faleminderit për mesazhet, jam i lumtur të jem pjesë e Eurovizion dhe i emocionuar që do konkurroj atje. Jam i lumtur sepse kemi punuar shumë me këngën.”

“Répondez-moi” titullohet kënga me të cilën, Gjon’s Tears do përfaqësojë Zvicrën.

Ndërkohë Gjoni vetë ka lindur në Zvicër, babanë e ka nga Kosova ndërsa nënën nga Tirana.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al