11 Shtator, 2021

Pas 17 vitesh, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck shfaqen për herë të parë bashkë në tapetin e kuq! Këngëtarja rrëmben vëmendjen me linjat trupore seksi


Ben Affleck dhe Jennifer Lopez mbërritën së bashku në premierën e “The Last Duel” mbrëmjen e djeshme në Venecia. Kjo ishte ngjarja e parë publike ku çifti u shfaqën bashkë që nga rikthimi i tyre në muajin prill, shkruan “USA Today”.

jenifer lopez (6)

Ata zbritën nga makina bashkë dhe 52-vjeçarja ecte pranë Affleck me krenari dhe dorë për dore me të.

49-vjeçari luan rolin e Kontit Pierre të Alençon në dramën historike. Ai gjithashtu shkroi filmin e drejtuar nga Ridley Scott, me mikun e vjetër dhe bashkëpunëtorin e tij Matt Damon, i cili ka qenë një fans i madh i romancës së Affleck me Jennifer Lopez.

jenifer lopez (7)

Edhe pse Lopez kishte shkuar thjesht si e dashura mbështetëse e Ben në Festivalin e Filmit të Venecias, këngëtarja e vodhi gjithë vëmendjen në një fustan të gjatë, të bardhë, nga “Georges Hobeika” dhe me bizhuteri luksoze nga “Cartier”.

Affleck, nga ana tjetër, mbante veshur një kostum klasik të zi me një papion.

jenifer lopez (4)

Hera e fundit që çifti dolën bashkë në një tapet të kuq ishte në shkurt të vitit 2003 në premierën e “Daredevil”, kur ata ishin akoma të fejuar. Dyshja u nda thuajse një vit më vonë, në janar të 2004-ës.

jenifer lopez (5) jenifer lopez (3) jenifer lopez (2) jenifer lopez (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al