4 Mars, 2019

Paparaci/ Tom Doshi rrethohet nga një tufë qensh, teksa shkon për në Parlament


Teksa sheh këtë foto, menjëherë të shkon mendja te një nga filmat klasikë të paharrueshëm, me titull “Mrekullia e ujqërve”.

Filmi merr titullin nga një skenë, ku një vajzë rrethohen nga ujqërit në mes të dëborës, por çuditërisht asnjëri nuk e kafshon.

Ndërkohë, deputeti Tom Doshi, i cili gjithmonë shkon deri te dera e Parlamentit me makinë, i detyruar nga protesta, këtë herë parkoi pak më larg dhe po ecte ne këmbë, por u gjend i rrethuar nga disa qen, të cilët ishin me padronët në punë të tyre, por që tërhiqnin vëmendjen pasi dukej sikur e kishin rrethuar Doshin.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al