26 Shkurt, 2019

Paparaci/ Strazimiri merr masa mirë për protestën dhe kujdeset për veten, shkon me….


Në protestën e së shtunës së kaluar, të organizuar nga opozita e bashkuar, deputeti i Partisë Demokratike, Genc Strazimiri u paraqit me këtë veshje.

Edhe pse ishte një ditë dimri me temperatura relativisht të larta, Strazimiri kishte veshur një triko të trashë leshi, nga ato që na vishte mamaja kur ishim të vegjël, që të mos ftoheshim.

Mbase deputeti demokrat mund të ketë qenë i sëmurë dhe nuk ka dashur të rrezikojë më shumë shëndetin, por gjithsesi nuk kishte se si të kalonte pa rënë në sy kjo veshje bore e Strazimirit, në një ditë me shumë diell.

PANORAMA PLUS

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al