22 Korrik, 2019

Paparaci/ Rama lë pas dore linjat, shfaqet me bark pas fushatës


Në mbledhjen e fundit të organizuar në selinë e PS-së, Kryeministri Rama u shfaq me tutat e tij të gjera dhe një këmishë të bardhë, të cilën e kishte mbërthyer edhe pse kishte një bluzë tjetër poshtë. Por siç dihet, e bardha është e pamëshirshme për të dekonspiruar ndonjë kile më shumë të akumuluar në bark.

Në fakt, pas gjithë fushatës që bëri Kryeministri nëpër Shqipëri, mund të shfaqej pak më i dobësuar, por jo. Barku tregon që ai me siguri ka lënë pas dore dietën dhe sportin, të cilin thonë që e ushtron më së shumti edhe në oborrin e shtëpisë së tij në Surrel. Me një fjalë, duhet ta rinisë në mënyrë që përmasat e barkut të mos bëhen serioze.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al