17 Qershor, 2019

Paparaci/ Më shumë se përqafim, Fino i puth dorën ministres simpatike


Ajo drejton një nga ministritë më të rëndësishme të kabinetit Rama, atë të Drejtësisë, por bie në sy edhe për sharmin e saj. Etilda Gjonaj është një nga zonjat më të hijshme të Parlamentit dhe qeverisë, që Rama i ka besuar një pozicion të rëndësishëm.

Këtë të enjte, zonja Gjoni ishte veshur me shumë shije, pantallona blu të ngushta dhe një xhaketë ngjyrëqielli. Sapo ka dalë nga seanca, ajo është takuar me deputetin e karrierës në PS, zotin Bashkim Fino.

Ai, pasi e ka përqafuar zonjën Gjonaj, ashtu siç bëjnë zakonisht socialistët me deputetet zonja, me sa duket nuk është mjaftuar me aq, por i ka puthur edhe dorën. Çfarë xhentelmeni Fino!!!!!

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al