26 Shkurt, 2019

Paparaci/ Bujar Leskaj i rikthehet jetës së dikurshme si demokrat


Tani që nuk është më në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit, pasi i mbaroi mandati dhe si institucion ishte i depolitizuar, Bujar Leskaj i është rikthyer jetës së tij të dikurshme para se ta merrte këtë detyrë të rëndësishme.

Në fakt, ashtu si shumëkush mund ta mbajë mend, Leskaj ishte pjesë e Partisë Demokratike kur u zgjodh për të drejtuar KLSH-në. Madje ai ka qenë edhe ministër në një qeveri të Berishës.

Ndërkohë, paparazzi ynë e ka fotografuar Bujar Leskajn, të shtunën e kaluar teksa shkonte për të marrë pjesë në protestën e organizuar para Kryeministrisë. Ai ishte në shoqërinë e Tomorr Alizotit, i riafruar kohët e fundit në PD dhe në kupolën e saj drejtuese.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al