13 Mars, 2018

Pamjet e çuditshme të turistes ruse që i habitën të gjithë, ja ç’ndodhi në mes të detit


Kanë mbetur të habitur dëshmitarët e një skene me të vërtetë impresionuese në qytetin turistik të Dahabit në Detin e Kuq, në Egjipt.

Ata kanë fiksuar momentin që një turiste ruse solli në jetë foshnjën e saj në det, teksa notonte.

Partneri i gruas dhe një burrë që nuk ishte babai i saj e nxorrën foshnjën nga uji me kordonin e kërthizës të lidhur ende, e ata ndiqeshin nga nëna, e cila dukej e qetë dhe e relaksuar.

Nuk është e qartë nëse gruaja e kishte paramenduar të lindte në det, apo ndodhi papritur.

Por fakti që njeriu i moshuar nuk ishte babai i saj, por një mjek, do të thotë se lindja ishte e planifikuar. Imazhet u kapën nga një ballkon i një ndërtese aty pranë dhe që nga shpërndarja në internet janë bërë virale në mediat sociale.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al