13 Gusht, 2018

Pamje mahnitëse nga “shiu” i meteorëve (FOTO)


Mbrëmjen e së shtunës, qiejt e Evropës dhe Amerikës Veriore janë ndriçuar nga një “shi” meteorësh. Vëzhguesit e qiellit patën një mundësi të rrallë që ta shohin spektaklin e yjeve që bien me sy të lirë.

Astronomët paralajmëruan se me nga 12 deri më 13 gusht, qindra yje që bien do të mund të shihen në qiell. Sipas tyre, ky është një spektakël i dukshëm për të gjithë botën.

Spektakli i quajtur si shiu i meteorëve perseids, kthehet në fakt në qiej për çdo gusht dhe është më i dukshëm në hemisferën veriore, në zona të izoluara ku ka pak ndriçim artificial.

Ndërkohë spektakli ndodh kur toka kalon përmes mbetjeve të kometës 109P Swift Tittle, që u zbulua në 1862.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al