12 Janar, 2019

“Pah sa debile këto”, Rozana Radi i kthen përgjigjen epike ndjekëses: Si ju mban toka…


Këngëtarja dhe moderatorja e njohur Rozana Radi, prej kohësh ndan me ndjekësit e saj në “Instagram”, disa video me humor ku interpreton si personazh kryesoj llojet e femrave që ajo i ka quajtur “Femzana”.

Videot e saj marrin mijëra shikime e pëlqime, si dhe qindra komente ku vihet re se fansat qeshin shumë me to. Por mesa duket ka edhe nga ata që nuk i pëlqejnë këto lloj videosh.

 

View this post on Instagram

 

#femzanat Tag shokun/shoqen ……………………… @fioridardha @viola_lito @shehu.ardita @ari_metani

A post shared by ACTOR/SINGER/HOST/AUTHOR/ (@rozana_radi) on


Në një postim të fundit të Rozanës, një ndjekëse e ka ofenduar atë duke i thënë: “Pah sa debile këto. Çfarë mban o dhe”.

Komenti nuk ka kaluar pa u vënë re nga Radi, e cila e ka publikuar në “Instastory” dhe i ka kthyer publikisht përgjigje ndjekëses që e ofendoi.

“Tek videot me humor të femzanave na ka komentuar një “zonjë”. Thua mos ta ketë kuptuar sensin e videos?

Po dhe nëse s’e ka kuptuar se ndoshta e ka të vështirë t’a kuptojë, ka mundësi zonjë, juve si ju mban toka, vertikalisht apo horizontalisht?”, shkruan Rozana në postimin e saj.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al