25 Dhjetor, 2018

Paguhet 13 milionë euro në vit, njihuni me futbollistin më modest


Pjesa më e madhe e futbollistëve janë të rrethuar gjatë gjithë kohës nga luksi, teksa preferojnë të bëjnë shpenzime të shumta, por kjo gjë nuk vlen për Edison Kavanin.

Sulmuesi i PSG-së nuk është futbollist i zakonshëm, këtë gjë e ka dëshmuar edhe gjatë një vizite në vendlindjen e tij, Salto, ku është shfaqur si çdo uruguaian tjetër.

Kavani është parë i veshur si çdo banorë tjetër i Saltos dhe duke e përdorur transportin publik rrugës për në Montevideo, për t’iu bashkuar shokëve në ekipin kombëtar.

Edhe pse 31-vjeçari paguhet plot 13 milionë euro në vit, paraja për të nuk është gjithçka, teksa ai dhe familja e tij, kanë hequr dorë nga luksi duke jetuar njësoj si banorët e tjerë të Uruguait.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al