5 Prill, 2024

Pacienti që kreu me sukses transplantin e veshkës së derrit në trupin e tij, largohet nga spitali ‘shëndosh e mirë’


Burri i parë që mori një transplant të veshkave të modifikuar gjenetikisht nga një derr është larguar nga ambientet e spitalit.

 

Këtë lajm e bëri  të ditur spitali në një deklaratë për shtyp të mërkurën nga MGH , e cila është spitali më i madh mësimor i Shkollës Mjekësore të Harvardit në qytetin amerikan të Bostonit.

62-vjeçari u dërgua në shtëpi dy javë pas operacionit novator në Spitalin e Përgjithshëm të Massachusetts (MGH).

Transplantet e organeve nga derrat e modifikuar gjenetikisht kanë dështuar në të kaluarën.Por suksesi i kësaj procedure të deritanishme është vlerësuar nga shkencëtarët si një moment historik në fushën e transplantimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al