30 Gusht, 2021

Pa asnjë mjek në bord, 26-vjeçarja afgane sjell në jetë fëmijën e saj në avion


femijaafgnae

Britania vijon të evakuojë qytetarët afganë nga Kabuli teksa mësohet se ka tërhequr dhe ushtarët e fundit nga Afganistani.

Në një fluturim ditën e djeshme, një qytetare afgane ka lindur fëmijën e saj brenda avionit e cila po fluturonte 9 km sipër tokës.

Pa asnjë mjek në bord, ka qenë stafi i avionit që ka pritur foshnjen. Sipas BBC, si fëmija ashtu dhe nëna janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Soman Noori, 26 vjeçe po udhëtonte me bashkëshortin Taj Moh Hammat 30 vjeç dhe dy fëmijët e saj.

Ajo po udhëtonte nga Dubai drejt qytetit të Birminghamit në Mbretërinë e Bashkuar, një linjë transit për largimin nga Afganistani.

Britania e Madhe po bën përpjekjet e fundit për të evakuuar qytetarët britanik apo dhe grupet diplomatike pasi ata kanë një afat të njëjtë si SHBA deri në 31 gusht.

foshnjaafgane (2) foshnjaafgane (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al