25 Korrik, 2018

Overdozë heroine, këngëtarja e njohur përfundon në spital


Këngëtarja e njohur Demi Lovato raportohet se është shtruar në një spital në Los Angelos (SHBA) pas një overdoze heroine.

Sipas TMZ, këngëtarja amerikane është transportuar në spital nga banesa e saj në Hollywood Hills dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. “People” raporton se 25-vjeçarja është jashtë rrezikut për jetën.

Demi Lovato ka pasur probleme vitet e fundit për shkak të abuzimit me lëndë narkotike. Në qershor, ajo zbuloi se i ishte kthyer vesit pas 6 vitesh që nuk përdorte drogë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al