24 Korrik, 2018

Oriola Marashi zhgënjen fansat, fotografohet krejtësisht ndryshe


Modelja e njohur Oriola Marashi ka zhgënjyer të gjithë fansat me postimin e fundit në llogarinë e saj në rrjetin social “Instagram”.

Oriola ka hequr dorë nga pozat provokuese dhe shfaqet e veshur me fustanin e bardhë. Fotografia është shkëputur nga seti fotografik i realizuar në Romë, ku modelja vjen në rolin e nuses.

Madje edhe vetë Oriola e ka vënë se në një farë mënyre i ka zhgënjyer pritshmëritë e fansave të saj, pasi krahas fotos shkruan: “E di qe doni foto plazhi po për momentin…”.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al