9 Tetor, 2017

Orinda Huta rrëfen detajet e pathëna të dasmës : Të gjithë të ftuarit erdhën me vonesë


Në 27 korrik të këtij viti Orinda Huta dhe Turjan Hyska vendosën të lidhin në martesë lidhjen e tyre të gjatë 10-vjeçare. Kjo ishte një nga dasmat më të përfolura VIP të verës që lamë pas. Një organizim madhështor me rreth 300 të ftuar vip dhe një atmosferë që u fol gjatë në media, ku nuk munguan detajet e veçanta si edhe dedikimet ndaj njëri-tjetrit.

Në një intervistë për Express Rozë, Orinda këtë herë rrëfen  më shumë rreth natës së saj përrallore dhe sidomos atë çka nuk u pa përmes fotove apo videove të publikuara në rrjetet sociale.

Si fillim me përgatitjet e dasmës është marrë Turi. Ndoshta mund t’ju bëjë çudi, por kështu ka ndodhur, pasi siç rrëfen Orinda, ditët e fundit ajo ishte totalisht shumë e pavendosur.

Nusja kishte zgjedhur fustanin e bardhë që në fillim të muajit janar, edhe pse dasma do të zhvillohej në korrik. Ajo rrëfen edhe ‘frikën ‘ se mos ditën e dasmës do binte shi. Ajo tha se nga njëra anë konsultohej me Geogle se sio do të ishte moti dhe nga ana tjetër telefononte shërbimin metrologjik për tu garantuar se do kishte shi apo jo. Këngëtarja rrëfen mes të tjerash se ditën e parafundit ka pasur shumë ankth sesi do shkojnë gjërat, por mundohej ta mbante të qetë veten.

‘’Sapo u zgjova pash qiellin e vranët. Pastaj u ula në lagje piva një kafe me motrën dhe kur më vjen mesazhi nga shërbimi metrologjik :’’ Jo nuk ka shi , e sigurt 100 për qind!’’. ‘’Sa kthej kokën pas, shiu me gjyma’’. Ajo thotë se në dasmë të gjithë erdhën me vonesë, përfshi edhe familjarët e saj. (Min 10-11)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al