30 Mars, 2018

“Origami”, Era Istrefi publikon këngën e re


Era Istrefi dy vite më parë pushtoi tregun botëror muzikor me hitin e saj “Bob Bon”, që i hapi dyert drejt një karriere ndërkombëtare.

Por ndonëse ka publikuar edhe dy këngët të tjera për tregun e huaj, Era duket se është ende në kërkim të sukesit të “Bon Bon” dhe këtë duket se synon ta arrijë me këngën e saj më të re, të sapopublikuar.

Ditën e sotme këngëtarja ka hedhur më në fund në treg këngën “Origami”, një këngë tepër ritmike në bashkëpunim me DJ-in e famshëm Maphorisa, i cili njihet për bashkëpunimin me Major Lazer.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al