7 Shtator, 2017

Oni Pustina dhe Linda Poda me pushime në jug, bie në sy fiziku i çiftit


Ata i kemi parë shumë pak herë të ekspozuar në media dhe me dëshirën për ta mbajtur marrëdhënien dhe jetën e tyre të ditë pas ditëshme larg syve të publikut dhe fansave. Bëhet fjalë për Oni Pustinën dhe Linda Poda, dyshja simpatike që kanë arritur ta mbajnë jetën private larg syve të medias. Të gjithë e kujtojmë se historia e tyre e dashurisë lindi në “Dance with me”m fryt i dashurisë së tyre është edhe një vajzë. Ka qenë vetëm një dalje në një sfilatë që zbuloi lajmin e bukur që balerina elegante, me përvojat e saj si modele, ishte shtatzënë. Disa foto të Story i tregojnë ata në plazh, gjatë një dite pushimi…dhe shihet që pas lindjes së vajzës, për çudi, në çiftin e tyre, më në formë është e ëma sesa i ati.

Ndoshta sepse linjat e modelëve si moda vijnë e ikin, ndërsa ato të balerinave mbeten përgjithmonë.

Gjithsesi, është shumë bukur ta shohësh një nga meshkujt më të pashëm shqiptarë brenda kësaj atmosfere, si burri i familjes, i qetë teksa e bija luan me kurrizin e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al