24 Tetor, 2017

Olta Xhaçka ashtu siç nuk e keni parë ndonjëherë, brenda kullës së pilotimit të helikopterit


Olta Xhaçka është vlerësuar gjithmonë si një nga femrat më të bukura në radhët e Partisë Socialiste. Qekurse ajo ka marr postin e ministres së mbrojtjes, Oltën e kemi parë gjithmonë serioze , të veshur me xhaketë dhe pantallona, por elegante si gjithnjë.

Është gati i njëjti kod veshjeje si paraardhësja e saj Mimi Kodheli, çka na bën të mendojmë se në këtë rast puna e dikton disi paraqitjen e jashtme. Sot ministrja ka postuar disa fotografi ndërsa ka qenë për inspektim në Bazën Ajrore të Farkës.

Ajo ka publikuar fotografit edhe brenda helikopterit të emergjencave civile. Sikundër edhe vetë mund të vëzhgoni Olta duket shumë bukur, edhe pse poshtë një xhupi të madh të zi, ‘trend i zakonshëm’ i atyre që hipin në helikopter.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al