3 Maj, 2024

“O grua banale, e pistë! Turp për ty”/ Degradon në përleshje fizike debati mes Egla Cenos dhe Roza Latit! Ndërhyn Graciano: Pse e prek me dorë moj?


Debati mes Egla Cenos dhe Roza Latit ka degraduar në përleshje fizike në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

E teksa aktorja e ofendoi moderatoren, kjo e fundit ka shkuar afër Eglës duke tentuar që t’ia largojë jastikun që ajo mbante në dorë.

O grua banale, o e pisët si i thua ato fjalë? Turp për ty”– iu drejtua Roza, ndërsa Graciano Tagani ndërhyri duke i thënë moderatores: “Ç’punë ke që e prek me dorë moj vajzë?”.

“O grua banale, o gojë e pisët ta kam kënduar këngën, fundi i njerëzisë, t’merri i merzisë.”- tha konkurrentja, teksa Egla duke u “tallur” i kërkoi moderatores që të shkojë te Julian Deda sepse sipas saj ai ia mban “këngën”.

 

Pjesë nga debati:

Roza: A e kupton sa gojë e pistë je ti? O grua banale, o e pisët si i thua ato fjalë? Turp për ty. Si i thua ato fjalë

Graciano: Ç’punë ke që e prek me dorë moj vajzë?

Roza: Po i heq jastikun, s’po e prek me dorë

Graciano: Po prek jastikun që ajo e ka në dorë

Roza: Jam ok

Egla: S’jam unë ok

Roza: Grua banale. O e fëlliqur që për të egzistuar në “Big Brother” lë nam, prek fundit

Egla: Avullohu. Ik krisu

Roza: O grua banale, o gojë e pisët ta kam kënduar këngën, fundi i njerëzisë, t’merri i merzisë. O banale femër

Egla: Largohu

Graciano: Shko te Romeo yt

Egla: Shko te Juli yt se ai ta mban këngën

Romeo: Juli të paktën nuk i nominon njerëzit e vet

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al