19 Gusht, 2021

“Nuk mund të duroj më”- Modelja zbulon se i dashuri e tradhton me të paktën 12 gra të tjera: Jam lodhur duke u abuzuar…


Modelja Amber Rose ka akuzuar të dashurin e saj prej gati tre vitesh, Alexander “AE” Edwards, për tradhti me të paktën 12 gra të tjera, raporton “Page Six”.

amber rose (2)

Jam lodhur duke u mashtruar dhe duke u turpëruar larg syrit të mediave,“- shkroi ajo në Instastory mbrëmjen e djeshme. Të gjitha ju, të 12-ta (Te paktën kaq di unë, pasi mund të ketë më shumë) mund ta mbani atë.

Të gjithë e dinit që ai ishte në një lidhje me një fëmijë dhe vendosët ta pranonit gjithsesi. Unë i pashë të gjitha mesazhet dhe DM-të. Të gjithë ishit të vetëdijshme, por nuk më keni asnjë borxh të më jeni besnikë, kështu që nuk ka rëndësi,” shtoi ajo.

amber rose (9)

Nuk mund të jem më e vetmja që luftoj për familjen time. Unë kam qenë shumë besnike dhe transparente, por nuk kam marrë të njëjtën energji në këmbim.

Unë kurrë nuk do t’i them emrat e vajzave, sepse nuk është punë e imja shkatërrimi i jetës së askujt, por të gjitha ju e dini se kush jeni. Mungesa e besnikërisë dhe mosrespektimi është qesharake dhe unë i kam dhënë fund,” vazhdoi ajo, duke nënkuptuar se çifti është ndarë.

amber rose (1)

Jam lodhur duke u abuzuar mendërisht dhe emocionalisht nga njerëzit që i dua, kam vuajtur në heshtje për një kohë të gjatë dhe nuk mund të duroj më. Kjo është arsyeja pse unë kam qenë aq e qetë, por nuk lejoj që dikush të më dëmtojë më. Qoftë familje apo jo,” shtoi ajo në një postim të tretë.

Rose dhe Edwards kanë qenë së bashku që nga shtatori i vitit 2018 dhe janë prindër të një djali të vogël, Slash Electric, i lindur në tetor të vitit 2019. Rose ka edhe një djalë më të madh, Sebastian, me ish-bashkëshortin, Wiz Khalifa.

Modelja gjithashtu ka qenë e lidhur më parë me 21 Savage dhe Kanye West.

amber rose (8)

Amber Rose Claps Back After Trolls Slam Her New Face Tattoo Amber Rose/Instagram tout: first photo here https://www.instagram.com/p/B8dMJignYYF/ for inside: https://www.instagram.com/p/B8eaoW_HoSo/

amber rose (5)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al