28 Dhjetor, 2018

Nuk kanë fund telashet për Komanin, futbollisti i Bajernit bën aksident me makinën 200 mijë paund


Nuk kanë fund telashet për francezin e Bajern Mynih, Kingsli Koman. Pas problemeve të shumta me dëmtimet, sulmuesi i bavarezëve ka pësuar aksident me makinën e tij në autostradën që lidh Mynihun me Starnbergun.

Policia ka konfirmuar se nuk ka pasur të lënduar nga kjo përplasje, pavarësisht se makina e tij Mek Laren 720 s Kupe nuk ka mundësi më që të rregullohet, sepse është shkatërruar plotësisht. Vlera e makinës mësohet të ketë qenë afërisht 200 mijë paund.

Koman mendohet se nuk e ka parë pengesën e sigurisë dhe po udhëtonte me 80 km/orë, ku më pas ka humbur dhe kontrollin e makinës dhe ajo ka filluar të rrotullohet.Francezi u kontrollua për lëndime nga ambulanca, por fatmirësisht, lojtari ja hodhi pa asnjë dëmtim serioz.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al