25 Korrik, 2022

“Nuk kam bërë s*ks prej vitesh” /Pas raportimeve për tradhti, Elon Musk shfaqet me bashkëthemeluesin e ‘Google’ (FOTO)


Elon Musk është duke qeshur me lot me lajmet e fundit se ai pati një lidhje me gruan e bashkëthemeluesit të Google, Sergey Brin, dhe kjo prishi miqësinë e tyre. Musk i ka dërguar “New York Post’ një foto të tijën me Sergey Brin pasi thashethemet kanë bërë xhiron e botës. Musk tha se pretendimet për një lidhje me Nicole Shanahan, ishin  totalisht të pavërteta, madje duke u tallur tha: “Nuk kam bërë s*ks prej shumë vitesh.”

E bëra këtë foto vetëm dy orë më parë”, tha Musk për The Post për foton e tij duke qeshur. Megjithatë, njeriu më i pasur në botë ishte shumë serioz për të mohuar menjëherë lajmin e ‘Wall Street Journal’ që pretendonte se pas divorcit të Brin qëndronte një aferë tradhtie.

Divorci i Nicole dhe Sergey nuk ka të bëjë absolutisht me mua,” këmbënguli Musk me email. “Jam i sigurt që edhe Nicole edhe Sergey do ta konfirmonin këtë. Unë fola me Sergey dhe Nicole për këtë dhe ata thonë se raportimi nuk ka dalë prej tyre, kështu që duhet të jetë një rast i telefonit të prishur “tha ai.

“Dhe, për të mos iu shmangur pyetjes, unë e kam parë Nicole vetëm dy herë në tre vjet, të dyja herë me shumë njerëz të tjerë përreth. Ne nuk ishim të përfshirë në asnjë mënyrë romantike,” këmbënguli ai. Elon po ashtu ndau një mesazh të ngjashëm në Twitter ndërsa iu përgjigj një statusi që pretendonte se ai ka qenë i lidhur me Shanahan dhe nuk ishte më mik me Brin, i cili kishte mbështetur Teslën gjatë krizës financiare të vitit 2008.

“Nuk kam bërë seks prej shumë vitesh,” i tha Musk personit në fjalë në Twitter, të cilit iu përgjigj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al