6 Prill, 2023

“Nuk i llogaris më fare”/Efi e zhgënjyer nga Kiara dhe Ronaldo: Më gënjyen sy më sy


Efi ka biseduar gjatë darkës me Bledin teksa qëndronin në dhomën e gjumit, rreth përplasjes që ajo pati me Kiarën dhe Luizin gjatë spektaklit të së martës.

Gazetari e këshilloi ish-konkurrenten e “Për’puthen” që të fliste me Kiarën dhe t’i thotë që gjërat që kanë lënë pezull jashtë shtëpisë t’i diskutojnë pasi të mbarojë loja dhe të mos merren më me këtë diskutim brenda në shtëpi.

Efi u shpreh se që natën që u fut në shtëpi, ndjeu një siklet, i cili u rëndua akoma më shumë kur Kiara dhe Ronaldo e gënjyen sy më sy.

Ndër të tjera, ajo u shpreh se nuk e llogarit më as Kiarën dhe as Luizin, pasi ata të dy e mashtruan, nuk e respektuan dhe e hodhën poshtë atë.

Efi theksoi gjithashtu se e kupton pikëpytjen që Luizi ka ndaj saj por Kiara i ka dhënë këngëtarit mesazhin e gabuar, gjë që e cila solli menjëherë ndryshim në sjelljen e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al