30 Nëntor, 2021

“Nuk heq dot dorë nga seksi me të!”/ 30-vjeçari tregon çfarë e pengon të lidhet me shoqen e ngushtë


Çdo lidhje që krijoj, dështon, dhe përfundoj në krevatin e shokqes time të ngushtë. E dua atë, por nuk muna të jemi bashkë”,- kështu e nis rrëfimin një 30-vjeçar për “Dear Deidre” të “The Sun”.

tradhti

Ai dhe shoqja e tij mundohen të krijojnë lidhje me persona të tjerë, por gjithmonë përfundojnë duke kryer marrëdhënie seksuale me njëri-tjetrin sa herë që ndahen. Ja rrëfimi i plotë:

Nuk e mbaj mend numrin se sa herë kemi dështuar të krijojmë një lidhje normale me persona të tjerë, pasi gjithmonë kemi përfunduar në krahët e njëri-tjetrit.

Jemi rreth të 30-ve dhe e njohim njëri-tjetrin që nga universiteti. Ajo di gjithçka për mua. Jemi gjithmonë të fundit që dalim nga një festë dhe gjithmonë të gatshëm për aventura të reja.

Por diçka na ka penguar gjithmonë që të krijojmë një marrëdhënie të vërtet. Në rastet e rralla kur të dy jemi beqarë, kemi turp nga njëri-tjetri. Kam shumë dëshirë që të jem i dashuri i saj, por kam frikë se ajo do të qeshë me mua dhe pastaj do të humbas shoqen e ngushtë.

Ajo është ndarë së fundmi nga i dashuri me të cilin qëndroi për gjashtë muaj. Më telefonoi mbrëmë rreth mesnatës dhe më pyeti nëse mund të vinte nga unë, siç ndodh gjithmonë. Edhe pse po dal me dikë tjetër, mezi prisja që të vinte.

Bëmë seks në divan dhe pastaj u ngjitëm në dhomën time të gjumit. Na zuri gjumi në krahët e njëri-tjetrit dhe gjithçka dukej për mrekulli. Nuk ja kam idenë nëse edhe ajo dëshiron që të jetë seriozisht në një lidhje me mua. Ajo është shumë e bukur dhe kam parë shumë djem duke iu lutur në gjunjë që të jenë me të.

Vajza me të cilën po dal ankohet shpesh, pasi më thotë se jam i shpërqendruar dhe kjo është e vërtetë. E di se si do të rrjedhin gjërat pas pak muajsh. Unë do të ndahem nga e dashura dhe ne do të jemi sërish single, por do të ndjejmë turp për të krijuar një lidhje të vërtet me njëri-tjetrin. Pastaj njëri nga ne do të takojë dikë tjetër dhe gjërat nisin sërish nga fillimi. Dua që ta ndryshoj këtë gjë, por si?”.

“Dear Deidre” thotë:

Nuk do ta mësoni kurrë nëse ajo ju do njëlloj nëse nuk e pyesni. Pse mendoni se lidhja mes jush nuk do të funksionojë? Shumë marrëdhënie të mira dhe të forta kanë lindur nga shoqëria.

Ju dini çdo gjë rreth njëri-tjetrit, seksi po ashtu është i mirë. Çfarë ju pengon për të qenë bashkë? Është koha t’i tregoni se çfarë rëndësie ka ajo për ju. Nuk është mirë që tradhtoni kaq shumë njerëz me të cilët pretendoni se mund të krijoni një lidhje. Më e keqja që mund të ndodhë është që ajo t’ju thotë jo, por do të vazhdoni shoqërinë me njëri-tjetrin”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al