17 Nëntor, 2022

“Nuk funksionoi”/ Aktorja e njohur turke i jep fund martesës pas 44 ditësh


Martesa e aktores së njohur Merve Bolugur dhe muzikantit Mert Aydın, zgjati vetëm 44 ditë.

Ish-çifti të cilët u martuan më 2 tetor, patën disa mosmarrëveshje me njëri tjetrin dhe tashmë kanë nisur procedurat e divorcit.

Aktorja e konfirmoi lajmin nëpërmjet një postimi në InstaStory ku shkroi:

 “Nuk funksionoi, faleminderit… Kjo është jeta… Fat i mirë për Mert. Faleminderit për ditët tona të bukura.

Kjo ishte martesa e dytë e aktores pas ndarjes me këngëtarin Murat Dalkılıç, me të cilin u martua në vitin 2015.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al