16 Mars, 2022

“Nuk është tatuazh”- Kim Kardashian zbulon të vërtetën e shkrimit në gjoksin e të dashurit të saj: Në fakt është një…


 

Fotoja e shkëputur nga mesazhet e reperit Kanye West me Pete Davidson zbuloi se ky i fundit ka të shkruar emrin “Kim” në gjoksin e tij. Por, Pete Davidson duket se është aq i dashuruar, saqë tashmë po “gdhend” në trupin e tij më shumë se një kujtim të përhershëm nga Kim Kardashian.

Kim Kardashian ishte e ftuar në “The Ellen DeGeneres Show” këtë të martë ku ka folur rreth spekulimeve se i dashuri i saj Pete Davidson ka bërë tatuazh emrin “Kim”. 41-vjeçarja tregoi se në fakt komediani ka më shumë se një tatuazh kushtuar saj.

“Ai ka disa tatuazhe, disa të lezetshme, që bëri,” pranoi ajo.

Kur Ellen kërkoi një numër, duke supozuar se mund të ketë tre tatuazhe, Kim u përgjigj se ai kishte “pak më shumë se kaq”.

Ajo nuk dha detaje në lidhje me modelet e tatuazheve, por vetëm shpjegoi se ato ishin ” të lezetshme”. Ajo shtoi: “e preferuara ime … thotë: “Vajza ime është avokate”.

Ndër të tjera ajo zbuloi se ” Kim ” në gjoksin e tij nuk është në fakt një tatuazh!

“[Ky] nuk është një tatuazh, është në fakt një markë (diçka e shkruar me një hekur ose diçka tjetër të nxehtë, rezultati i të cilit qëndron përjetësisht). Ai donte të bënte diçka që ishte vërtet ndryshe”, shtoi ajo.

“Unë nuk dua të jem në gjendje ta heq qafe ose ta mbuloj atë, dhe e doja si një shenjë mbi mua,” i tha ai Kimit, tha ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al