27 Korrik, 2019

Nuk është një femër bionde, Dashnor Diko zbulon nga u frymëzua për këngën “Si banania”


“Si banania” është hiti i e famshëm i viteve ’90, e cili dëgjohet edhe në ditët e sotme. Refreni i saj ka mbetur në mendjen e të gjithëve, por së fundmi këngëtari Dashnor Diko ka zbuluar se ku është frymëzuar për këtë këngë.

E teksa të gjithë mendonin se pas këngës mund të fshihej një histori flirti me ndonjë vajzë bionde, në fakt nuk është aspak ashtu.

I ftuar së fundmi në emisionin “3shat”, Diko ka rrëfyer një histori krejt tjetër. Ai u shpreh se tekstshkruesi i këngës, Alqi Boshnjaku, e ka shkruar këngën e famshme gjatë një udhëtimi.

Sipas Dashnorit, rrugës ai kishte me vete një qese me banane, nga të cilat u frymëzua për të bërë këngën “Banania”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al