19 Prill, 2024

Nuk është Meriton Mjekiqi, Sara Gjordeni zbulon konkurrentin që mbështet në “BBV”: Do doja ta fitonte… Kush janë 4 finalistët sipas modeles?


Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Sara Gjordeni së fundmi ka qenë e ftuar në “Big Brother Radio”, ku ka folur më shumë rreth banorëve të këtij reality show.

Modelja tregoi se aktori Julian Deda dhe Heidi Baçi janë dy konkurrentët e saj të preferuar, dhe ka dëshirë që njëri nga këta të shpallej fitues i çmimit të madh.

Megjithëse Sara tha se këtë edicion të “BBV” do dëshironte që ta fitojë një vajzë, dhe sipas saj Heidi është banorja që ka potencianlin për tu shpallur fituese, sepse edhe Efla Ceno është lojtare e fortë por disa veprime e kanë penalizuar atë.

“Jam midis dy lojtarëve të preferuar. Janë Jul Deda dhe Heidi. Do doja shumë që ta fitonte një vajzë, ta fitonte Heidi këtë edicion… Nuk e shoh fituesen te vajzat e tjera. Sigurisht Egla është e fortë, por e kanë penalizuar disa veprime.”– tha Sara.

Ndonëse Meriton Mjekiqi është miku i partnerit të saj, Bardhi Idirizi dhe kishte një marrëdhënie të mirë edhe me modelen, Sara tha se modertori nuk respektoi porosinë që këngëtari i la për të nxjerrë jashtë Françeska Muratin, por tashmë është afruar me të.

 

“Mendoj që Meritoni duhet të repsektonte porosinë e vetme të Bardhit. Ata janë miq dhe jashtë. Bardhi i ka kërkuar të lutem ma nxirr Francësken ndërkohë ai është afruar me atë. Unë dhe Bardhi e kemi parë me skepticizëm jashtë. Na ka habitur ky qëndrimi i Meritonit…”- tha modelja.

Përsa i përket finalistëve të “BBV”, ish-banorja tha: “Sipas meje në finale shkojnë Meritoni, Juli, Heidi, Romeo, Egla”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al