11 Mars, 2020

“Nuk e besoja që është bebi im”- Moderatorja shqiptare rrëfen depresionin pas lindjes: Ishte e frikshme, presioni psikologjik…


Moderatorja e njohur shqiptare Genta Cana është bërë nënë për herë të parë në gusht të vitit të kaluar.

Ajo solli në jetë vajzën të quajtur Ella. Por periudha pas lindjes nuk ka qenë e lehtë për të.

Moderatorja pranoi se kur solli në jetë vajzën dhe shumë pyetje i vinin më mendje, ndërsa shtoi se periudha e stresit pas lindjes i zgjati rreth 1 muaj e gjysmë.

Genta shtoi se ardhja në jetë e vajzës ishte ndjesia më e bukur në botë por kishte edhe momente kur nuk besonte se ishte foshnja e saj.

“Në periudhën pas lindjes më vinin më mend gjithë ato pyetje, a do t’ia dal, si do t’ia bëj. Sigurisht presionin psikologjik që çdo femër kalon në atë periudhë do të thotë që e ka pas lindjes por ajo kaloi shpejt, kaloi 1 muaj e gjysmë dhe u riktheva menjëherë. Pata momente depresioni pas lindjes. Është një periudhë që do ta kalosh. Për një femër që gjithë jetën e saj është mësuar të lëvizë, me punë dhe për një çast të ndryshon i gjithë ritmi i jetës dhe je e mbyllur vetëm me një bebe për të cilën duhet të përkujdesesh për të dhe ndoshta nuk e ke idenë fare si duhet ta bësh.

Ka qenë ndjenja më e bukur në botë, por njëkohësisht ka qenë edhe e frikshme. Gjithë ato pyetje në mendje që nuk të linin rehat. Në një çast e shihje bebin e vogël dhe thoshe ‘uau a është e imja’. Edhe sot e kësaj dite nuk të besohet që është një krijesë e krijuar nga vetë ti,”- tha ajo e ftuar në emisionin “Ftesë ne 5”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al