9 Maj, 2021

Nora Istrefi zhgënjehet nga burrat, bën deklaratën e parë si beqare pas hapjes së biznesit


Ka kaluar kohë e gjatë që kur Nora Istrefi dhe Robert Berisha i dhanë fund martesës, nga e cila janë prindër të vajzës Renee.

Gjithsesi, ata sot kanë marrëdhënie të mirë bashkë dhe takohen shpesh për hir të fëmijës, madje të dy flasin mirë për njëri-tjetrin edhe në intervista. Një pakt ky mjaft i mirë për anën psikologjikë të vajzës.

Por, së fundmi, Nora befasoi ndjekësit me postimin e saj në “Instagram”, duke qenë se ajo preferon të qëndrojë gjithmonë e heshtur. Ajo ndau dy foto të reja poshtë të cilave shkroi: “Më e fortë vetëm!”.

Kaq mjaftoi dhe komentuesit të vërshonin me komente të tipit, që Nora në mënyrë të koduar po dëshmon se është zhgënjyer jashtë mase me meshkujt dhe ka vendosur të qëndrojë vetëm.

Kjo deklaratë vjen pasi Nora ka hapur biznesin e saj, duke e shpallur veten të pavarur nga meshkujt. Kështu pak muaj më parë këngëtarja Nora Istrefi hyri në listën e këngëtarëve me biznese jashtë aktivitetit primar, të kënduarit.

Në këto kohë krize, ku këngëtarët janë prekur të parët nga pezullimi i aktiviteteve, këngëtarja nga Prishtina mori guximin të provojë veten në biznes, me shpresën për të fuqizuar financat, si nënë tashmë beqare e një vajzë.

Kështu, pas divorcit nga muzikanti i njohur e tashmë moderator, Robert Berisha, Nora ka hapur biznesin e saj, një studio fotografike me qendër në Prishtinë. Sipërmarrja do të realizojë sete profesionale për klientë të njohur apo VIP.

Nora e ka inauguruar studion me fotografi të realizuara për veten, ndërkaq nisja e punëve të para me klientelë të gjerë nisi pas ndërrimit të viteve. Kohët e fundit, Nora Istrefi është komentuar paralelisht si për divorcin pas gati dy dekadash nga Robert Berisha e deri te këngët hit, siç ishte ajo me titull “Anna”, këngë për të cilën u tha se ajo i dedikohej të dashurës së ish-burrit të saj.

Në fakt, ndarja e Nora Istrefit dhe Robert Berishës është komentuar mjaft në media. Çifti, prindër të një vajze, i dhanë fund martesës së tyre disavjeçare, duke mos folur shumë hapur për arsyen e këtij vendimi. Megjithatë, çifti kanë mbetur shokë me njëri-tjetrin për hir të Renee dhe kanë një marrëdhënie të mirë së bashku.

Gjithashtu, gëzojnë respekt të ndërsjellë dhe këtë e tregojnë gjithmonë në intervistat që japin, duke dhënë një shembull pozitiv për të gjithë çiftet që ndahen me urrejte. Pak kohë më parë, Nora Istrefi, e pyetur për ndarjen, u shpreh se po mundohet së që bashku me Robert Berishën ta menaxhojë mirë që vajza e tyre të mos e ndiejë këtë problem.

Ajo tha se të dy janë të përkushtuar ndaj Renee dhe kanë marrë përgëzime prej miqve për menaxhimin e situatës. Ndërsa rrëfeu se Renee e do shumë babanë e saj, por është më shumë e lidhur me të, duke shtuar se s’mund të rrinë dot pa njëra-tjetrën.

“Renee është shumë e mirë, është fëmijë jashtëzakonisht i mirë. Kur rri 2-3 ditë larg saj, më kap sikleti. Babanë e vet e do shumë, por me mua është më e lidhur. Nuk mund të rrimë pa njëratjetrën. Po mundohemi ta menaxhojmë shumë mirë, jemi përkushtuar të dy shumë që ajo të mos e ndjejë atë çështje, atë problem. Kam marrë komplimente prej shoqeve, prej njerëzve që sa mirë e kemi menaxhuar. Shpresoj të jetë ashtu, jemi munduar shumë. Uroj që të gjithë prindërit të dinë ta menaxhojnë mirë”, tha Nora Istrefi.

Nga ana tjetër, këngëtari Robert Berisha, i cili po bën bujë si moderator me programin e titulluar “Robi plaket kur don vetë”, ka mohuar gjithmonë thashethemet për një histori dashurie me modelen 20–vjeçare Xhesika Kadiu, pavarësisht deklaratave të saj se kanë qenë së bashku për një kohë të gjatë, por që nuk ka qenë ajo arsyeja e prishjes së martesës së tij me këngëtaren Nora Istrefi.

Ndarja e Nora Istrefit dhe Robert Berishës është komentuar mjaft në media, madje u fol se arsyeja ishte kjo modele simpatike dhe mendjehapur, së cilës u tha se Nora i dedikoi këngën “Ana”, asaj që i mori burrin.

Çifti, prindër të një vajze, i dhanë fund martesës së tyre disavjeçare, ndërsa nuk kanë treguar arsyen e këtij vendimi. Po si e menaxhoi Nora, historinë e përfolur të Robertit me Xhesikën?

Burime pranë Norës kanë treguar se deklaratat e modeles, Xhesika, për lidhje me ish-burrin e saj e kanë acaruar Norën dhe e kanë detyruar të flasë për këtë martesë.

Këngëtarja “që përton të flasë”, sipas Robertit, këtë herë nuk ka përtuar aspak kur fjala është për ish-burrin, me të cilin kaloi 17 vite dhe ka një vajzë. Ndërkohë, vetë Nora u përfol për një lidhje të fshehtë me një avokat në Kosovë, nga i cili mesa duke është ndarë gjithashtu, përderisa bëri deklaratën se ndihet më e fortë vetëm.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al