28 Maj, 2018

Noizy i shkruan fiksimit të tij dhe publikon mesazhin (Foto)


Reperi shqiptar, Noizy e ka treguar gjithmonë interesin e veçantë që ka për këngëtaren me famë botërore, Rihanën, dhe një gjë të tillë ai e ka bërë publikisht. Ndoshta Riri është një nga femrat e vetme që e ka bërë Noizyn që ta thotë haptazi simpatinë që ka për të.

Javën e kaluar ai zgjodhi një foto të këngëtares për t’i thënë natën e mirë ndjekësve të tij në “Instagramin”, por këtë herë ai ka zgjedhur t’i shkruaj Rihanës. Pasi këngëtarja ka postuar disa story në “Instagramin” e saj, reperi ka reaguar te një nga postimet e saj, ku i shkruan: “Rri mirë të thash”.

Mesa duket Riri ka zgjuar “xhelozinë” e reperit më postimet e saj të fundit, ku me të vërtetë duket super seksi. Kjo nuk është hera e parë që  Noizy i shkruan apo komenton këngëtares, por ai gjithmonë preferon t’i shkruaj në shqip, ndoshta kjo është arsyeja që edhe Riri nuk i kthen përgjigje.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al