11 Qershor, 2019

Njihuni me qytetin më të errët në botë


Çdo mëngjes rrezet e diellit derdhen në dritaret tona duke treguar se është koha për t’u zgjuar dhe për të filluar ditën.

A keni menduar ndonjëherë se si do të ishte sikur të mos kishte diell fare?

Asgjë për të dalluar mes ditës dhe natës. Por, për qytetin norvegjez të Rjukan, ky është një realitet për gati 6 muaj në vit!

Qyteti është i vendosur në fund të një lugine dhe është i rrethuar nga male të larta. Gjatë dimrit, dielli nuk ngrihet lart mbi male. Rrjedhimisht, banorët kanë jetuar në errësirë deri në vitin 2013, kur u instalua “Solspeil” (pasqyrë dielli).

Martin Andersen, artist dhe rezident në qytet instaloi pasqyrat në mal që reflektojnë dritën e diellit në qytet.

“Secila prej tre pasqyrave prej 182 metra katrore kontrollohet nga heliostatet, motorët e kompjuterizuar. Ata ndjekin lëvizjen e diellit përgjatë horizontit dhe vazhdimisht ripozicionojnë pasqyrat për të mbajtur dritën e reflektuar në mënyrë konsistente sa të jetë e mundur“, thotë ai.

Kostoja e këtij projekti vlerësohet të jetë  750,000$.

Ideja e pasqyrës diellore u ngrit fillimisht nga themeluesi i qytetit, z. Sam Eyde, në vitin 1913. Ai e kuptoi rëndësinë e diellit dhe u përpoq të krijonte një pasqyrë diellore, por ideja u realizua 100 vjet më pas.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al