13 Mars, 2022

Njihuni me Barbiet e jetës reale që shpenzojnë para për buzët ekstremisht të mëdha dhe gjinjtë ‘Bimbo’


Gocat dhe gratë gjithnjë e më shumë po iu nënshtrohen operacioneve të shumta plastike. Shumë prej tyre shpenzojnë shuma të mëdha parash për të bërë buzët, për të zmadhuar gjoksin dhe për të injektuar Botox.

Këro janë katër vajza që kanë bërë emër në internet falë pamjes së tyre si kukulla pas operacioneve dhe ndërhyrjeve të ndryshme.

Vajza që e quan veten një “kukull Bratz” që jeton ende

Stefanie Mulic, 21 vjeç, nga Suedia shpenzon 14,000 paund çdo vit për operacione pasi bëri mbushjen e saj të parë të buzëve në moshën 13-vjeçare. Në moshën 17-vjeçare, suedezja provoi procedura të ndryshme kirurgjikale dhe ndërhyri edhe më shumë te buzët e saj. Stefanie tha se buzët e mëdha e ndihmojnë atë të arrijë pamjen e përsosur të kukullës, duke u frymëzuar nga Bratz dhe Barbie.

Që atëherë, ajo ka ndryshuar buzët, mjekrën, faqet, vetullat dhe nofullën, si dhe linjat e buzëqeshjes dhe dhëmbët. Ajo gjithashtu ka bërë një zmadhim të gjoksit dhe ka në plan të bëjë operacione të tjera në të ardhmen, si operacioni për heqjen e brinjëve, një ngritje të fytyrës, implante të të pasmeve, implante të ijeve, heqjen e dhjamit bukal dhe implante silikoni të buzëve.

Stefanie Mulic spends £14,000 each year on surgery

Barbie e jetës reale që i pëlqen operacionet plastike

Alicia Amira ka kryer një operacion në gjoksin e saj, ndërhyrje në ball, te sytë, faqet dhe buzët – dhe nuk ka mbaruar ende.31-vjeçarja ka postuar një foto në Instagram ku ka detajuar disa nga operacionet që ka bërë së fundmi. Alicia ka bërë tatuazh vetullat gjoksin dhe qafën e saj. Buzët e saj gjithashtu janë më të mëdha, ajo tani ka një hundë më të vogël plastike dhe gjoks më të madh.

Alicia Amira has had multiple surgeries – and she isn’t done yet.

She proudly calls herself a bimbo

Playboy Playmate me mijëra ndjekës

Monica Monroe është një Playboy Playmate e botuar ndërkombëtarisht, nga e cila ka qenë katër herë në kopertinë. Playmate është një modele femër që shfaqet në revistën Playboy. Ajo ka fituar 557,000 ndjekës në Instagram falë fotove të saj. Modelja ka shpenzuar mijëra dollarë për operacione plastike në përpjekje për t’u dukur si një kukull.

Ajo ka bërë zmadhimin e gjoksit, një ndërhyrje në hundë dhe botoks, etj.

Monica Monroe is an internationally published Playboy Playmate

Modelja që bërë dy herë gjoksin

Angel Ëings ka treguar në Instagram se deri më tani ka bërë dy zmadhime gjoksi, mbushje buzësh, dy ndërhyrje në hundë dhe tatuazhe të ndryshme.

“Ky është kulmi i bimbofikimit tim. Jam krenare për udhëtimin tim dhe do të bëj më shumë procedura dhe do të vazhdoj të përmirësoj veten time, më bën të lumtur që nuk ndihem më rehat në trupin tim”, ka shkruar ajo. “Zgjodha të jem e lumtur dhe të mos më interesojë se çfarë mendojnë njerëzit dhe të jetoj jetën time më të mirë. Do të vazhdoj të ndërtoj veten si krahë engjëlli, pres shumë gjëra të mëdha që do të vijnë.”

Angel Wings is another woman that also calls herself a proud bimbo

She has had two breast augmentations, lip fillers, two nose jobs and various tattoos

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al