10 Maj, 2021

Njeriu më i pasur në planet, Elon Musk, zbulon për herë të parë se vuan nga kjo sindromë e rrallë


Sipërmarrësi i teknologjisë dhe një nga personat më të pasur në planet, Elon Musk ka zbuluar për herë të parë se vuan nga sindroma “Asperger”.

elon musk

49-vjeçari, i cili ishte i ftuar në emisionin televiziv amerikan “Saturday Night Live”, u tha shikuesve se është personi i parë me sindromën “Asperger” që drejton këtë shfaqje, por kjo nuk është e vërtetë.

Sipas “American Daily Beast”, aktori kanadez Dan Aykroyd ishte i ftuari i parë i emisionit me këtë sindromë, në 2003, dhe me atë rast ai foli hapur për të.

elon musk

Asperger është një çrregullim neuro-zhvillimor i karakterizuar nga vështirësi të konsiderueshme në ndërveprimin shoqëror dhe komunikimin joverbal, së bashku me modelet e kufizuara dhe të përsëritura të sjelljes dhe interesave.

Disa ekspertë sugjerojnë punësimin e njerëzve me këtë sindromë sepse ata mund të arrijnë sukses në teknologji, sipërmarrje dhe punë të tjera që kërkojnë aftësi analitike.

elon musk (4)

Njerëzit me këtë sindromë mund të kenë vështirësi në interpretimin e gjuhës verbale dhe joverbale, dhe mund t’ju duhet më shumë kohë për të përpunuar informacionin.

Ata gjithashtu mund të kenë probleme të shprehin ndjenjat e tyre në një mënyrë konvencionale. Por mund të jenë më të ndjeshëm ose emocionalisht të vetëdijshëm në krahasim me njerëzit pa këtë sindromë.

elon musk

Ata kanë interesa intensive dhe shumë të përqendruara, prandaj disa i kanalizojnë ato drejt një karriere të suksesshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al